Haxhiu ua dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

24 gusht 2026 | 12:05

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ua ka dorëzuar dekretet e shtetësisë së Kosovës Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit.

Dorëzimi i dekreteve të shtetësisë është bërë në një ceremoni të veçantë në zyrën e Presidencës.

Joe DioGuardi, ish-kongresist amerikan dhe ish-kreu i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, është konsideruar një nga miqtë e mëdhenj të Kosovës dhe një zë i fuqishëm në ShBA për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Edhe Shirley Cloyes DioGuardi ka qenë për vite të tëra aktive në promovimin e çështjes së Kosovës dhe të të drejtave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme litri i naftës në Kosovë do…