“Ora e Pritjes” vendoset sonte edhe në Ferizaj

24 gusht 2026 | 15:05

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se “Ora e Pritjes” do të vendoset sonte edhe në qytetin e Ferizajt.

Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbahet në sheshin e qytetit të Ferizajt, duke filluar nga ora 20:30.

“Liria ka Emër” ka bërë të ditur se aktiviteti vjen pas vendosjes së “Orës së Pritjes” në Prishtinë pak ditë më parë.

Ora simbolike lidhet me pritjen për vendimin përfundimtar të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit, 16 shtatori është data kur pritet të merret vendimi përfundimtar në këtë proces.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Pejë, i ka shpallur të pafajshëm Halil,…