Pal Lekaj paralajmëron padi për shpifje ndaj Artane Rizvanollit

24 gusht 2026 | 14:55

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka paralajmëruar padi ndaj ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas deklaratave të saj lidhur me riparimin e vagonëve në Serbi.

Lekaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke i cilësuar si të pavërteta akuzat se gjatë kohës sa ai drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës i ishte dhënë tender një kompanie serbe.

“Artane Rizvanolli, do t’ju padis për shpifje! Qeveria Haradinaj është votuar më 9 shtator 2017, ndërsa unë zyrtarisht e kam marrë detyrën e ministrit më 11 shtator 2017”, ka shkruar Lekaj në “Facebook”.

Ai ka thënë se deklaratat dhe akuzat ndaj tij cenojnë rëndë reputacionin e tij dhe ka paralajmëruar se çështjen do ta dërgojë në organet e drejtësisë.

“Për këto deklarata do t’u drejtohemi organeve të drejtësisë dhe do të kërkojmë përgjegjësi ligjore për shpifje”, ka shkruar ai.

Lekaj e ka cilësuar si të orkestruar dhe me prapavijë politike fushatën ndaj tij, duke thënë se faktet dhe dokumentet do ta dëshmojnë të vërtetën.

Në fund, ish-ministri ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë: “Regjimit Kurti po i vjen fundi. E vërteta nuk mbulohet me propagandë!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka deklaruar se…