PËRVJETORI I TAKIMIT TË MADH ME NËNËN E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, NËNËN SHQIPTARE KATOLIKE – STANË PJETËR GASHI

24 gusht 2026 | 18:45

Po afron 6 Shtatori, një datë me peshë të veçantë për mua, sepse shënon përvjetorin e vizitës time të parë te Nënë Stana, pas përfundimit të luftës së UÇK-së dhe çlirimit të Kosovës nga SHBA e NATO, dhe largimin përgjithmonë të Serbisë pushtuese nga Kosova!

Përvjetori i atij takimi historik, të 6 Shtatorit 2024 me Nënë Terezen e UÇK-së, shqiptaren katolike Stanë Pjetër Gashi, të cilën tashmë nga të gjitha anët e thërrasin fuqishëm, Nëna Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Është rast shumë i mirë për të gjithë njerëzit e penës e të artit, për ta përkujtuar me nga një shkrim të fuqishëm, luftarak, atdhetar e çlirimtar, patriotik e liridashës ose ndonjë mënyrë tjetër nderuese e respektuese, pikture ose dicka që e nderon Nënën e Bukës së UÇK-së, duke vënë në qendër figurën e njërës nga Nënat e mëdha të UÇK-së, Nënës Stanë Pjetër Gashi!

Duhet të vazhdohet dhe të nxirret fuqishëm dhe me tërë madhështinë që meriton kontributi i Saj heroik dhe historik, dhënë në luftën e armatosur çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Kontributi i Saj i jashtëzakonshëm, tashmë i njohur dhe i pranuar gjerësisht, mbi të gjitha duhet të dëshmojë qëndresën e Saj të pathyeshme dhe lidhjen absolute, të pandashme dhe të përhershme me UÇK-në!

Nëna Stanë nuk ishte thjesht dëshmitare e një kohe të madhe historike!

Nëna ishte pjesë e asaj kohe të madhe, sepse në ditët më të vështira, kur të qëndroje pranë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ishte vetëm çështje bindjeje, por kërkonte guxim, besë, sakrificë dhe gatishmëri për të rrezikuar gjithçka, Nëna Stanë nuk u lëkund!

Ajo qëndroi aty!

Pranë bijave dhe bijve të UÇK-së!

Pranë luftëtarëve të lirisë!

Dera e shtëpisë së Saj ishte e hapur!

Sofra e Saj ishte e shtruar!

Buka e Saj u nda me ushtarët e UÇK-së!

Zemra e Saj ishte me UÇK-në!

Nëna Stanë dha atë që një Nënë shqiptare mund ta japë në kohë lufte-bukën, strehën, përkujdesjen, kurajën, besën dhe mbështetjen e pakushtëzuar për luftëtarët çlirimtar!

Prandaj, kur flasim për Nënën Stanë Pjetër Gashi, nuk flasim vetëm për një grua apo për një Nënë të një familjeje shqiptare!

Flasim për një figurë të qëndresës popullore shqiptare, për një Nënë që shtëpinë dhe sofrën e Saj i vuri në shërbim të luftës për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese!

Figura e Nënë Stanës dëshmon se Historia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk u shkrua vetëm në vijat e frontit dhe me pushkët e bombat luftëtarëve!

U shkrua pranë sofrave ku ndahej kafshata e fundit e bukës!

U shkrua nga Nënat që hapnin dyert për luftëtarët, që i ushqenin, i strehonin dhe i përcillnin me zemër e me lutje drejt betejave, në frontet me ushtrinë dhe policinë pushtuese serbe!

Njëra prej atyre Nënave të mëdha është Nëna Stanë Pjetër Gashi!

Prandaj emri dhe vepra e Saj meritojnë jo vetëm të kujtohen, por duhet të shkruhet dhe t’u përcillen brezave, sepse duke nderuar Nënën Stanë-Nënën e Bukës së UÇK-së, nderojmë njëkohësisht mijëra Nëna shqiptare, ato që në ditët më të rënda u bënë një me luftën, u bënë një me popullin dhe me idealin e lirisë!

Nderim Nënës shqiptare katolike Stanë Pjetër Gashi!
Nderim Nënës së Bukës së UÇK-së!

Nderim të gjitha Nënave shqiptare që qëndruan pranë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 24 Gusht 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas…