Veprimtari Sali Bislimi: Në orët e para të lirisë së Hashim Thaçit, parlamentari zviceran Reto Nause vjen në Kosovë

24 gusht 2026 | 20:20

Veprimtari Sali Bislimi që jeton dhe vepron në Zvicër, ka takuar parlamentarin zviceran, mikun e Kosovës, Reto Nause.

Në një postim në rrjetet sociale, Bislimi ka bërë të ditur se parlamentari zviceran dhe, siç e përshkruan ai, “miku i tij dhe i Kosovës”, Reto Nause, do të vijë në Kosovë në orët e para pas lirimit të Thaçit.

“Hashim Thaçi nuk e lindi Kosovën me votë, por me forcë, luftë dhe sakrificë. Liria dhe pafajësia e tij do të gëzojnë gjithë botën demokratike me vlerat e lirisë dhe liberal-demokracisë”, ka shkruar Bislimi.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se Thaçit së shpejti mund t’i bëhet një ftesë edhe në Parlamentin e Zvicrës.

“Drita do të shpon muret e padrejtësisë, të dashurit të shuar, por do t’ju kthehet zjarr. President, me padurim të presim TY”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po afron 6 Shtatori, një datë me peshë të veçantë…