136 lindje brenda një jave në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

25 gusht 2026 | 10:22

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë javës së fundit janë realizuar gjithsej 136 lindje.

Sipas të dhënave të publikuara nga QKUK, prej tyre 77 lindje kanë qenë spontane, ndërsa 59 lindje janë kryer me prerje cezariane.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe katër lindje gemellare (binjakë) dhe një lindje trigemellare (trejakë).

Sa i përket gjinisë së të porsalindurve, janë regjistruar 74 djem dhe 68 vajza.

Klinika e Gjinekologjisë gjatë kësaj jave ka ofruar kujdes profesional për rastet obstetrikale, duke përfshirë lindjet spontane dhe operative, si dhe menaxhimin e shtatzënive multiple.

QKUK ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe profesionale për nënat dhe të porsalindurit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet…