Ambasada amerikane: Mbështesim hetimin e krimeve të luftës në Kosovë, familjet e viktimave meritojnë drejtësi

25 gusht 2026 | 19:37

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar që Serbia të hapë dosjet e Brigadës së 37-të të Motorizuar të ish-Ushtrisë Jugosllave, e cila dyshohet se ishte e përfshirë në masakrat e kryera në Drenicë dhe pjesë të tjera të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999.

Për këtë çështje ka folur Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë për Klankosova.

Në përgjigjen e saj, Ambasada ka theksuar mbështetjen për hetimin e krimeve të luftës dhe vendosjen e drejtësisë për viktimat.

“Ambasada e ShBA-së vazhdon të mbështesë përpjekjet për hetimin e krimeve të luftës dhe sjelljen e drejtësisë për familjet e viktimave të luftës”.

“Çdo familje meriton përgjigje për fatin e të dashurve të tyre”, ka thënë shkurtimisht Ambasada e ShBA-së në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga ekzaminimi i dëshmive të sekuestruara nga Policia e Kosovës…