Chelsea kërkon Emiliano Martinezin, agjenti i portierit jep dritën jeshile

26 gusht 2026 | 16:24

Chelsea ka hyrë në garë për transferimin e Emiliano “Dibu” Martinezin nga Aston Villa.

Sipas raportimeve të fundit, londinezët po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të portierit argjentinas, ndërsa përfaqësuesit e tij ia kanë ofruar lojtarin klubit.

Martinez është i hapur për një lëvizje dhe, sipas raportimeve të sotme, agjenti i tij ka dhënë sinjale pozitive për një transferim te Chelsea.

Portieri 33-vjeçar po kërkon një aventurë të re pas disa viteve te Aston Villa, ndërsa një transferim i mundshëm në Stamford Bridge do të ishte një nga lëvizjet më interesante të ditëve të fundit të merkatos.

Chelsea po e vlerëson situatën, veçanërisht pas pasigurive rreth Robert Sanchez, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Megjithatë, situata është zhvilluar shumë shpejt dhe Martínezi tashmë është një nga emrat që po diskutohet seriozisht në klubin londinez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kostoja e ndërtimit në Kosovë është rritur edhe gjatë tremujorit…