Kosova humb nga Italia dhe eliminohet në padel
26 gusht 2026
| 12:47
Ka përfunduar gara e Kosovës në padel në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Të mërkurën paradite, ekipi miks i Kosovës pësoi 2:0 në sete ndaj ekipit të Italisë.
Italianët ishin dominantë, duke i fituar të dyja setet me rezultat 6:0.
Ndeshja i takoi fazës çerekfinale. Për Kosovën u paraqitën Donika Bashota dhe Lavdrim Krasniqi.
Në padel, Kosova ka pasur rezultate solide.
Ekipi i parë i meshkujve dhe ekipi miks shënuan nga një fitore dhe u ndalën në ndeshjet e dyta.
Ndërkohë, dy ekipet e femrave dhe ekipi i dytë i meshkujve u ndalën në përballjet e para.



