Tronditje e rëndë për Juventusin, Yildiz do të mungojë për tre muaj

26 gusht 2026 | 11:53

Juventusi është tronditur nga dëmtimi i superyllit të skuadrës, Kenan Yildiz. Situata është më serioze nga sa u mendua fillimisht, ndërsa turku pritet të qëndrojë rreth tre muaj jashtë fushave.

Trajneri Luciano Spalletti do të duhet të bëjë llogaritë pa yllin e skuadrës për një pjesë të konsiderueshme të sezonit. Yildiz pësoi një frakturë në metatarsalin e pestë të këmbës së majtë dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Sulmuesi turk u zëvendësua në minutën e 69-të në ndeshjen ndaj Frosinones, të zhvilluar të dielën.

Juventusi ndërkohë mbetet aktiv në merkato dhe gjatë kësaj jave pritet të ketë sërish lëvizje në skuadër, veçanërisht pas dëmtimit të Yildiz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përgatitjet për edicionin e pestë të reality show-t “Big Brother…