Prodekani i Fakultetit Filozofik, Arsim Sinani, priti në takim prof. Lea Ypin

27 gusht 2026 | 15:18

Prodekani i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, prof. Arsim Sinani, ka pritë në një takim zyrtar profesoreshën e Politikës dhe Filozofisë në London School of Economics (LSE), Lea Ypi.
​Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm akademik, hartimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe nxitjen e mendimit kritik te studentët.
​Me këtë rast, prof. Sinani vuri theksin te rëndësia e jashtëzakonshme që ka bashkëpunimi mes shqiptarëve, pavarësisht se ku jetojnë e veprojnë, si një motor kyç për zhvillimin, emancipimin dhe përparimin e gjithanshëm të shoqërisë shqiptare.
​Në këtë kuadër, u vlerësua lart edhe roli i fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung (FES) si partner strategjik në mbështetjen e iniciativave që lidhin arsimin e lartë në Kosovë me elitën intelektuale dhe rrjetet ndërkombëtare akademike.
​Sipas prodekanit Sinani, partneritetet e tilla i shërbejnë ngritjes së cilësisë arsimore dhe fuqizimit të dialogut publik. Takimi u realizua me rastin e inaugurimit të “Forumit për Reflektim Akademik dhe Dialog Publik” në Fakultetin Filozofik të UP-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, ka vdekur…