Shtatë të lënduar rëndë nga aksidenti mes tri veturave në Malishevë
Një aksident trafiku ku janë përfshirë tri vetura ka ndodhur këtë të enjte në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti shtatë persona kanë pësuar lëndime.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj, mes tjerash, bëri të ditur se të gjithë të lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 13:10 jemi njoftuar për aksident trafiku në fshatin Kijevë, në rrugën Pejë–Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa, sipas informatave të deritanishme, raportohet se shtatë persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut per jetë. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, u shpreh Elezaj.




