Ndërroi jetë Xhemile Krasniqi, bashkëshortja e dëshmorit Ismet Krasniqi

29 gusht 2026 | 16:52

Sot në Prishtinë, më 29 gusht 2026, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë Xhemile Krasniqi, bashkëshortja e dëshmorit të kombit Ismet Krasniqi.

Xhemilja ishte një grua me vlera dhe virtyte të larta morale, njerëzore dhe kombëtare. Si një heroinë e vërtetë, me ndihmën e Zotit, ajo i rriti, i edukoi dhe i shkolloi dy djemtë e saj në një periudhë të rëndë historike për popullin shqiptar, e të cilët i frymëzoi në rrugën e lirisë dhe atdhedashurisë që ia la amanet bashkëshorti i saj dëshmori Ismet Krasniqi.
Xhemilja ishte motër e luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Llapit, Hysen Ramadani, tani i ndjerë.

Varrimi i të ndjerës bëhet nesër në ora 13:00 në varrezat e Prishtinës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Respekti që krimineli Ratko Mlladiç gëzon sot në Serbi, më…