Përparim Rama akuzon LV-në që po e bllokon ndërtimin e Kompleksit “Adem Jashari” dhe nënkalimit “Agim Ramadani”

30 gusht 2026 | 22:45

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar sërish me pretendime se Qeveria e Kosovës po bllokon komunat, përfshirë kryeqytetin të cilin e drejton. Ai ka thënë se pushteti i Vetëvendosjes po e bllokon ndërtikmin e kompleksit “Adem Jashari” dhe nënkalimin “Agim Ramadani”.

Rama më parë ka thënë se do të jetë pjesë e protestës së komunave më 1 shtator para Qeverisë. /Gazeta Express

Postimi i plotë:

VETËVENDOSJE BLLOKON NDËRTIMIN E KOMPLEKSIT “ADEM JASHARI” DHE NËNKALIMIT “AGIM RAMADANI” NË KRYEQYTET!

Projektin që e largon trafikun nga sipërfaqja dhe krijon një shesh të ri publik pranë Xhamisë, Muzeut Kombëtarë dhe Qytetit të Vjetër!

Projektin që i hap rrugë edhe ndërtimit të Kompleksit “Adem Jashari”, i cili i ka kaluar të gjitha proceset e nevojshme me Kryeqytetin.

TË DY PROJEKTET JANË GATI.

PROCEDURAT JANË KRYER.

MBETET VETËM TË NISË NDËRTIMI.

Vetëvendosje prapë BLLOKON. Jashtëligjshëm!

Kujt po i konvenon një Kosovë pa zhvillim?

Kush po e zbaton planin me e bo Kosovën me u duk si “Kandahar”?  Me urdhër të kujt po bllokohet Kryeqyteti?

Mbi 300,000 qytetarëve të Kryeqytetit i keni borxh përgjigje se cilën agjendë po e zbaton

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas katër edicionesh radhazi në drejtimin e Big Brother VIP…