ATK-ja paralajmëron tatimpaguesit për SMS-të e rreme: Mos klikoni në linqe të dyshimta

31 gusht 2026 | 16:32

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka paralajmëruar tatimpaguesit për mesazhe të rreme që po qarkullojnë në emër të institucionit, lidhur me pretendime për rimbursim të tatimit.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, ATK-ja ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, duke theksuar se këto SMS nuk janë dërguar nga institucioni dhe se qytetarët nuk duhet të bien pre e tyre.

ATK-ja u ka bërë apel tatimpaguesve që të mos klikojnë në linqe të dyshimta dhe të mos japin të dhëna personale apo informacione bankare përmes mesazheve të tilla.

“Mos klikoni në linqe të dyshimta dhe mos ndani të dhëna personale apo të dhëna të llogarive bankare përmes këtyre mesazheve”, ka njoftuar ATK-ja.

Institucioni ka sqaruar se çdo informacion, njoftim apo komunikim zyrtar transmetohet vetëm përmes kanaleve zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës.

ATK-ja u ka kërkuar qytetarëve që çdo informacion të dyshimtë ta verifikojnë përmes burimeve zyrtare, në mënyrë që të shmangin keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi veteran francez Karim Benzema do të largohet nga Al-Hilal…