Numri i të vdekurve në Nepal kalon 900, mbi 4 mijë rezultojnë të zhdukur

31 gusht 2026 | 08:48

Bilanci i përmbytjeve masive që kanë goditur Nepalin është rënduar ndjeshëm. Autoritetet e vendit bëjnë të ditur se numri i viktimave ka shkuar në 903, ndërsa 4,247 persona rezultojnë të zhdukur.

Mes personave të zhdukur janë edhe 592 shtetas të huaj, sipas të dhënave të fundit të autoriteteve nepaleze.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në disa zona të prekura rëndë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut. Ushtria nepaleze është angazhuar në terren për të gjetur personat që kanë mbetur të bllokuar.

“Po punojmë për kërkimin dhe shpëtimin e personave të bllokuar mes kodrave, vendbanimeve dhe zonave përgjatë lumenjve”, deklaroi gjeneral brigade Raja Ram Basnet, zëdhënës i ushtrisë së Nepalit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot pritet të mbahet seanca gjyqësore në rastin e barrikadave…