“Albin Kurti nuk mund të luajë me institucione”, thotë opozita para qeverisë

01 shtator 2026 | 08:34

Grupi Parlamentar i PDK-së dhe ai i Aleancës, bashkë me asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava kanë vazhduar me aksionin simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Para mediave, opozita bashkë me aktivistët e asamblistët i bënë thirrje edhe një herë partisë fituese të zgjedhjeve të 7 qershorit që t’i zhbllokojë institucionet e vendit.

“Qytetarëve të Kosovës të iu kthehen institucionet e mbi të gjitha të iu shërbehet atyre”, tha njëri nga përfaqësuesit e Anamoravës.

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, para mediave i bëri thirrje kryeministrin në detyrë, Albin Kurtit që të kthehet në institucione.

“Ne nuk do ta tolerojmë si shoqëri, e cila kemi kaluar nëpër procese të rënda që Albin Kurti të luajë me institucionet e vendit edhe në vazhdim. As veprimi i djeshëm, asgjë nuk ka bërë që të ndryshojë qëndrimi ynë, sepse edhe sot ne jemi jashtë kushtetueshmërisë”, tha Demaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës…