Hoxhaj: Ky është puç kushtetues, themelet e shtetit janë rrënuar

01 shtator 2026 | 11:45

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka ngritur shqetësime në Kuvendin e Kosovës lidhur me situatën e krijuar për shkak të moskonstituimit të Kuvendit.

Hoxhaj ka deklaruar se që nga 7 dhe 8 gushti, sipas tij, “themelet e shtetit tonë janë të rrënuara”, duke e cilësuar situatën si një gjendje të vazhdueshme të shkeljes së Kushtetutës.

“Ka vetëm një emër: puç kushtetues”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai ka bërë thirrje edhe për pjesëmarrje në protestën e sotme të organizuar nga komunat, si dhe në marshin për drejtësi që pritet të mbahet më 12 shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Licencat e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B” skadojnë më…