Kurti mbledh Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes pas refuzimit të gjashtë deputetëve të LDK-së për Sejdiun

01 shtator 2026 | 21:42

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbledhur Grupin Parlamentar të partisë pas zhvillimeve të fundit lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Mbledhja e Grupit Parlamentar të LVV-së vjen pasi gjashtë deputetë të LDK-së kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kandidaturën e Bekim Sejdiut për President, pavarësisht vendimit të Kryesisë së LDK-së për ta mbështetur atë.

Para mbledhjes, Kurti ka thënë se vullneti për një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit është konkretizuar me marrëveshjen me LDK-në dhe me emrin e Bekim Sejdiut.

“Vullnetin për marrëveshje, që të zgjedhim Presidente ose President, e kemi shndërruar me Lidhjen Demokratike të Kosovës në marrëveshje me emrin e përveçëm të profesor Bekim Sejdiut”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se një natë më parë ka pasur takim me Kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa tani do të diskutojë me Grupin Parlamentar.

“Mbrëmë kemi pasur takim në Lëvizjen Vetëvendosje të Kryesisë së subjektit tonë politik. Tash po shkojmë në mbledhje të Grupit Parlamentar dhe më pas do të mund t’ju drejtoj”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë ka filluar grumbullimi i…