Mësimi filloi por ditarët munguan – Ministria e Arsimit lë pa ditarë disa shkolla

01 shtator 2026 | 22:01

Shkollat në Kosovë e nisën vitin e ri shkollor pa ditarë dhe materiale të tjera për evidencën e procesit mësimor.

Mungesa e tyre ua kujtoi mësimdhënësve vitet ’90, kur evidencat mbaheshin me dorë në fletore.

Edhe këtë të martë, mësimdhënësit nuk kishin ku të shënonin mungesat e nxënësve dhe orët e mbajtura, ndaj shkollat gjetën zgjidhje të përkohshme.

Problemi ishte i pranishëm edhe në komunat e tjera të Kosovës.

Edhe vitin e kaluar, Ministria e Arsimit ishte kritikuar për vonesat në dërgimin e ditarëve dhe materialeve shkollore nëpër komuna./Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i është…