Policia arreston dy persona në Gjilan, konfiskon 53 kilogramë marih…

17 tetor 2026 | 09:38

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dhe ka konfiskuar 53 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me vlerë rreth 80 mijë euro. Operacioni është zhvilluar të premten, më 16 tetor, rreth orës 21:40, pas hetimeve disa mujore në kuadër të rastit të koduar “MALI”.

Sipas policisë, dy të arrestuarit dyshohen për përfshirje në trafikimin e narkotikëve dhe përgatitje për transportimin e tyre jashtë vendit.

Gjatë operacionit, të koordinuar me Prokurorinë Themelore në Gjilan, janë kontrolluar dy shtëpi dhe objektet përcjellëse. Në bagazhin e njërës veturë janë gjetur 53 kilogramë substancë e dyshuar marihuanë.

Policia ka sekuestruar gjithashtu dy telefona mobilë dhe dy automjete me targa vendore. Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet B.A. (38 vjeç) dhe S.H. (55 vjeç).

Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, me vendim të prokurorit, të dy janë ndaluar për 48 orë. Hetimet për rastin po vazhdojnë.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Aleanca do të mbajë sot një takim të gjerë me…