Ndahet nga jeta nëna e Besnik Tahirit, varrimi bëhet nesër në Bradash
Ka ndërruar jetë nëna e kryetarit të Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vetë Tahiri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se nëna Hasime ka ndërruar jetë të martën pasdite, pas një sëmundjeje të shkurtër.
“Nëna Hasime na la! Zemra e saj pushoi së rrahuri sot pasdite pas një sëmundjeje të shkurtër!”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka shprehur dhimbjen për humbjen e nënës, duke theksuar se ajo la pas shumë dashuri, kujtime dhe krenari.
“Na la me dhimbje e mërzi, por me plot krenari për sa shumë na dha e sa e madhe ishte! Përjetë të pikëlluar për ty Nanë!”, ka shkruar ai.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet të mërkurën, më 2 shtator 2026, në orën 18:00, në fshatin Bradash të Komunës së Podujevës.
E pamja do të mbahet në Prishtinë për tri ditë, duke filluar nga e enjtja, në Hotel Sirius, nga ora 09:00 deri në 16:00.



