Nis protesta e komunave te qeveria

01 shtator 2026 | 11:31

Kryetarët e disa komunave të Kosovës kanë protestuar sot në Prishtinë, duke kundërshtuar atë që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror.

Në fokus të protestës janë disa çështje që, sipas drejtuesve të komunave, po ndikojnë në funksionimin e pushtetit lokal. Ata kanë ngritur shqetësime lidhur me shkurtimet buxhetore, financimin e mësimdhënësve dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Kryetarët kanë shprehur gjithashtu kundërshtim ndaj ndërhyrjeve të pretenduara të institucioneve qendrore në kompetencat e komunave, duke kërkuar respektimin e autonomisë dhe përgjegjësive të pushtetit lokal.

Në protestë po marrin pjesë kryetarë të disa prej komunave kryesore të vendit.

Në protestë janë parë Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, Ramiz Lladrovci i Drenasit, Bali Muharremaj i Suharekës, Sami Lushtaku i Skenderajt, Agim Aliu i Ferizajt, Shaqir Totaj i Prizrenit, Imri Ahmeti i Lipjanit dhe Sokol Haliti i Vitisë.

Protestuesit kërkojnë që çështjet e ngritura të trajtohen nga institucionet qendrore dhe që kompetencat e nivelit lokal të respektohen në përputhje me ligjet në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nxënësi i Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” mori pjesë në…