Arlinda Hasani Sinani sot votohet për zëvendësguvernatore të Bankës Popullore të Maqedonisë Veriore

02 shtator 2026 | 10:27

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut votohet për Arlinda Hasani Sinanin, e propozuar për zëvendësguvernatore të Bankës Popullore.

Hasani Sinani ka 22 vite përvojë në sektorin bankar dhe ka mbajtur disa pozita drejtuese në ProCredit Bank dhe Stopanska Banka, në fushën e kreditimit, menaxhimit të rrezikut dhe bankingut afarist.

Në pozitat menaxheriale ka dëshmuar rezultate dhe ka kontribuar në rritjen e performancës së njësive që ka drejtuar. Që nga viti 2023 është drejtore rajonale për rajonin veriperëndimor në Stopanska Banka.

Ajo është ekonomiste e diplomuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe ka përfunduar trajnime të specializuara në ProCredit Academy në Frankfurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet: 02.09.2026* *ÇAGLLAVICË - (Në të dy anët e rrugës)…