Mbledhja e KPK-së, raportohet se u iniciua procedurë disiplinore ndaj Kryeprokurorit Burim Çerkini

02 shtator 2026 | 16:56

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), pas kërkesës së Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini.

Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, procedura lidhet me një rast në Prokurorinë Speciale.

Vendimi është marrë në mbledhjen e së mërkurës të KPK-së, ku u shqyrtuan edhe raportet e punës së prokurorive për vitin 2025.

Në këtë mbledhje raportoi edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili prezantoi rezultatet e punës së këtij institucioni gjatë vitit të kaluar. Megjithatë, raporti i Prokurorisë Speciale nuk mori votat e nevojshme për miratim.

Po ashtu, para KPK-së raportoi edhe Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Agron Bajrami.

Procedura disiplinore ndaj Çerkinit është iniciuar pas kërkesës së Kryeprokurorit të Shtetit. /Betimi për Drejtësi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi i ka dhënë fund karrierës së tij me…