Zhegrova ende në treg, Juve pret oferta zyrtare
Duket se e ardhmja e Edon Zhegrovës te skuadra e Juventusit ende nuk është definuar, pasi mediumet italiane kanë raportuar se ajo mbetet e paqartë.
Sulmuesi i krahut, është ende në shënjestër të Al-Ittihad edhe pse Zhegrova ditë më parë ka refuzuar ofertën e klubit nga Arabia Saudite.
Edhe pse Al-Ittihadi nuk ka bërë ende asnjë ofertë zyrtare, mësohet se Juventusi tashmë ka vendosur kushtet për largimin e Zhegrovës.
Ekipi nga Serie A, do ta marrë parasysh shitjen e futbollistit të Kosovës vetëm nëse merr një ofertë prej 15 milionë eurosh, përfshirë edhe bonuset.
Vetëm kjo shumë do ta mbronte investimin e Juventusit që e transferoi Zhegrovën nga Lille vitin e shkuar pasi ai ka kontratë deri në vitin 2030.
Kështu që, huazimi i tij nuk është opsion për Juventusin që tashmë i ka bërë me dije Al-Ittihadit, ekip që mund të veprojë edhe këtë javë pasi afati kalimtar të Arabinë Saudite mbyllet më 6 shtator.



