Enver Hoxhaj: Sonte, Suhareka jehoi për UÇK-në dhe lirinë e çlirimtarëve
03 shtator 2026
| 21:47
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, mik dhe bashkëpunëtor i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka publikuar pamje nga aktiviteti “Ora e Pritjes”, i mbajtur sonte në Suharekë.
Në videon e shpërndarë në Facebook shihet momenti i lëshimit të “Orës së Pritjes”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
“UÇK jehoi sonte edhe në Suharekë! Ora e Pritjes po bashkon çdo qytet në një zë të vetëm: liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Hoxhaj.
Aktiviteti “Ora e Pritjes” po organizohet në qytete të ndryshme të Kosovës, në prag të 16 shtatorit, kur pritet shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.



