Kryetari Latifi përkujton 28-vjetorin e betejës së Zatriqit

03 shtator 2026 | 12:16

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, sot, në Zatriq, ka përkujtuar 28-vjetorin e betejës për Zatriqin dhe rënien heroike të tre dëshmorëve nga ky fshat.

Po ashtu ka përkujtuar edhe 15 martirët e vrarë në vitin 1999.

“Zatriqi ishte fshati që i dha strehë, bukë dhe shpirt luftës së UÇK-së e që kontribuoi shumë për çlirimin e atdheut. Vepra e dëshmorëve rron përjetësisht në kujtesën tonë dhe në histori! Mazllum Kastrati, Xhafer Vehapi dhe Esat Kastrati nga Zatriqi, u pavdekësuan me pushkë në dorë në betejën e 3 shtatorit 1998, duke i dhënë nder, kuptim dhe aromë të veçantë lirisë së këtij trualli, e cila u fitua me jetë dhe me gjak. Lufta dhe heroizmi i djemve më të përkushtuar të UÇK-së do të na bëjnë krenarë sot dhe në të ardhmen!”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…