Kujtim Shala pasi kundërshtoi ujdinë Kurti-Abdixhiku: Njerëzit e lirë përcaktojnë rrugën e përjetshme të LDK-së
03 shtator 2026
| 21:03
Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në parti.
Gjashtë deputetë përfshirë edhe Shala kanë deklaruar se nuk do votojnë për Bekim Sejdiun si President.
Kryetari LDK-së, Lumir Abdixhiku ka drejtuar kritika ndaj këtyre deputetëve, duke thënë se nuk respektojnë vullnetin e shumicës.
Ndaj këtye zhvillimeve ka reaguar Shala në Facebook, duke postuar edhe një fotografi nga një tubim i LDK-së.
“Njerëzit e lirë, përcaktues të rrugës së përjetshme të LDK-së”, ka shkruar ai.



