Një person është arrestuar për krime lufte në Zubin-Potok

03 shtator 2026 | 15:54

Në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin për krime lufte në Zubin Potok, të enjten, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), hetuesit nga Drejtoria për hetimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar një person të dyshuar.

R.K. është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, dhe është ndaluar për 48 orë, njofton Prokuroria Speciale.

Brenda afatit ligjor të përcaktuar me Kodin e Procedurës Penale, PSRK- ja do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa, në koordinim me hetuesit policorë, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës riafirmojnë angazhimin në hetimin dhe ndjekjen penale të të gjithë kryerësve të mundshëm të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NATO është duke ndërmarrë një proces gradual për optimizimin e…