Përparim Rama pranon flamurin: Po vjen Prishtina 2030!
03 shtator 2026
| 23:10
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar nga Taranto duke e cilësuar atë si një pamje të së ardhmes për qytetin.
Ai ka shprehur entuziazmin që Prishtina do të jetë nikoqire e edicionit të vitit 2030, duke theksuar se Kosova do ta mirëpresë Mesdheun me krenari.
“Po vjen koha jonë. Po vjen Prishtina 2030!”, ka shkruar Rama.



