Policia sqaron se pse gjobiti dy drejtues automjetesh gjatë cermonisë së varrimit të Laurent Krasniqit
03 shtator 2026
| 20:07
Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka sqaruar se pse ka shqiptuar gjoba për dy drejtues automjetesh sot në fshatin Llukar gjatë kohës që po mbahej cermonia mortore e Laurent Krasniqit.
Sipas Policisë, angazhimi i zyrtarëve policorë ishte fokusuar në monitorimin e trafikut dhe krijimin e një qarkullimi të sigurt në rrugët që çonin drejt zonës ku po mbahej ceremonia.
Por sipas njoftimit të Policisë thuhet se ‘dy drejtues automjetesh me veprimet e tyre shkaktuan pengesa serioze për pjesëmarrësit e tjerë në trafik duke shkaktuar bllokada’.
“Në këto dy raste lëshimi i njoftimit për kundërvajtje trafiku ishte i domosdoshëm ashtu që të krijohej mundësia për tu hapur rruga” thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:



