Aksion në Rezallë të Zubin-Potokut, nis rrënimi i objekteve të ndërtuara pa leje

04 shtator 2026 | 11:29

Një aksion ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Rezallë të Zubin-Potokut, ku ka filluar rrënimi i disa objekteve të ndërtuara pa leje.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për disa shtëpi-pushimi, për të cilat autoritetet kanë konstatuar se janë ndërtuar pa leje.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se policia po asiston në aksionin e zhvilluar nga inspektorët e Ministrisë së Mjedisit.

“Policia, përkatësisht njësitë përkatëse, janë duke asistuar në një aksion të inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit”, ka deklaruar Elshani.

Aksioni është duke vazhduar, ndërsa priten të bëhen të ditura më shumë detaje lidhur me numrin e objekteve që po rrënohen dhe vendimin e autoriteteve për ndërhyrjen në këtë zonë. /Tëvë1

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulëzim ETEMAJ Sot shënohet 22-vjetori i ndarjes së hershme nga…