Anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe kryetarët e gjykatave diskutojnë për përmirësimin e funksionimit të sistemit gjyqësor

04 shtator 2026 | 13:39

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), po zhvillon një punëtori treditore me drejtuesit e institucioneve gjyqësore, me fokus në avancimin e funksionimit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor.

Gjatë punëtorisë po diskutohen çështje me rëndësi për punën e KGjK-së dhe gjykatave, përfshirë zbatimin e Planit të Punës së KGjK-së për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, procesin e vlerësimit të performancës së gjyqtarëve, planet e punës së komisioneve të Këshillit dhe çështjet buxhetore.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve i kushtohet Planit të Rritjes Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, me fokus në obligimet e KGjK-së dhe gjykatave për zbatimin e reformave, si dhe në mekanizmat e raportimit dhe monitorimit të progresit.

Po ashtu, po trajtohet përdorimi i raporteve statistikore të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), si një nga mekanizmat për monitorimin e punës dhe rritjen e efikasitetit në menaxhimin e lëndëve.

Punëtoria synon të forcojë koordinimin ndërmjet KGjK-së dhe gjykatave, të identifikojë sfidat dhe masat konkrete për përmirësimin e punës së sistemit gjyqësor, si dhe të kontribuojë në përmbushjen e objektivave strategjike të përcaktuara nga Këshilli.

Në punëtori po marrin pjesë kryetari i Gjykatës Supreme, kryesuesi i KGjK-së, anëtarët e Këshillit, kryetari i Gjykatës së Apelit, kryetari i Gjykatës Komerciale, kryetarët e Gjykatave Themelore dhe drejtorët e Sekretariatit të KGjK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Belesh kryetar: Asnjë kryetar i…