Musliu-Shoshi e cilëson “të zbehtë” fjalimin e Konjufcës në OKB

21 tetor 2026 | 08:42

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar fjalën e Glauk Konjufcës, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Në një postim, Musliu-Shoshi ka thënë se qasja e Konjufcës karshi vendimit të Hagës, la shumë për të dëshiruar.

Sipas saj, aktgjykimi i padrejtë u trajtua më një gjuhë të zbehtë, duke mjaftuar vetëm me konstatimin se “ka gabime në përmbajtje dhe fakte”.

“Asnjë fjalë për rolin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimi në çlirimin, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës! Dhe këtë qasje e dëgjuam pikërisht nga njeriu që është caktuar ta udhëheqë strategjinë shtetërore për Hagën! Nëse në Këshillin e Sigurimit nuk artikulohet fuqishëm kundërshtimi ndaj këtij aktgjykimi, ku dhe kur do të artikulohet?” shkroi Musliu-Shoshi.

Sipas saj, padrejtësia nuk kundërshtohet me diplomaci, vetëm sa për formalitet.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka ftuar sërish protestuesit…