Hoxhaj: Kurti ka bërë “puç kushtetues”, PDK-ja do ta dërgojë çështjen në Kushtetuese

04 shtator 2026 | 10:12

Hoxhaj për Ekonomia Online, thotë se Kosova ndodhet jashtë një situate normale demokratike dhe se rikthimi i rendit kushtetues, sipas tij, nis vetëm me konstituimin e Kuvendit.

“Së pari, në këtë vend janë të ndara pushtetet. Duhet të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Dhe meqë zoti Kurti në këto katër javët e fundit ka bërë një puç kushtetues, të cilin puç kushtetues ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese, sapo të fillojë procesi i krijimit të institucioneve. Së dyti, zgjedhja e presidentit është faza e fundit. Prandaj mendoj që çfarë është e rëndësishme është që të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Dhe zoti Kurti në këto katër javët e fundit e ka rrënuar sistemin demokratik në Kosovë, e ka shfuqizuar vullnetin politik, e ka suprimuar përfaqësimin politik. Ne nuk jemi më deputetë të Kuvendit të Kosovës, jemi vetëm përfaqësues të popullit, dhe i ka suprimuar, i ka shfuqizuar institucionet e Kosovës. Asnjëherë zgjedhja e presidentit nuk është e ndërlidhur me konstituimin apo moskonstituimin e Kuvendit. Dhe të vetmen mundësi që ai e ka është që, nëse nuk dëshiron që ta bëjë shkeljen e dytë mbas 6-7 shtatorit, do të doja në këtë javë ta konstituon Kuvendin e Kosovës”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se shkelja kushtetuese tashmë ka ndodhur dhe se PDK-ja do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese edhe procesin e konstituimit të Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

“Për ne, puçi i parë kushtetues ka ndodhur dhe kur do që do të zgjidhet presidenti i vendit në këtë vend, ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese edhe konstituimin e Kuvendit, edhe formimin e Qeverisë, edhe presidentin e ardhshëm, se s’mundet të ndodhë që fillimisht mbahen zgjedhjet, tani janë 4-5 javë puç kushtetues dhe pastaj ne mbi puçin kushtetues të zgjedhim dikë president apo kryetar Kuvendi. Ne kemi një situatë politike që për herë të parë kemi përfunduar një proces zgjedhor dhe tash pa pritë mbas e kemi krijimin e institucioneve të reja. Ne kemi pasur tri palë zgjedhje, sepse zoti Kurti s’ka pasur vullnet politik që të bëjë marrëveshje politike, që të ketë dialog politik. Dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk i nënshtrohet Albin Kurtit sot, nesër, asnjëherë”, tha ai.

Hoxhaj ka deklaruar se Kosova nuk është më në një situatë normale demokratike dhe se është cenuar rendi kushtetues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ShBA-ja njoftoi për sanksione të reja që synojnë elitën sunduese…