Jahjaga mbështet Marshin për Liri të 12 shtatorit
04 shtator 2026
| 11:50
Ekipi i organizatës “Liria ka emër” është mirëpritur sot nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Gjatë vizitës, ekipi ka vizituar edhe Muzeun “Çast”, i dedikuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Sipas “Liria ka emër”, muzeu përmes një qasjeje artistike dhe konceptuale pasqyron dhimbjen e viktimave, por edhe stigmën me të cilën ato përballen në jetën e përditshme.
Ekipi ka shprehur mirënjohje për Fondacionin Jahjaga dhe presidenten Jahjaga për përkrahjen e tyre.
“Falënderojmë Fondacionin Jahjaga dhe presidenten për përkrahjen!”, thuhet në reagimin e “Liria ka emër”.



