SERBIA PO E NDERON KRIMINELIN RATKO MLLADIQ – EUROPA NUK DO TË DUHEJ TË HESHTË

04 shtator 2026 | 11:58


Ismet Sylejmani

Po të ishte Gjykata e Hagës ekskluzivisht gjykatë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Serbia nuk do të guxonte ta nderonte kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiq!

Por, meqë drejtësia ndërkombëtare është ndikuar shpesh nga një Europë e pavendosur dhe me standarde të dyfishta, Serbia nuk është hera e parë që i nderon krimibelet e luftës, që është vrasje pēr herë të dytë e të vrarëve dhe masakruarve!

Familjet e viktimave duhet të heshtin, në kohën kur nderohet gjakpirësi ato duhet të shkojnë të gjitha në varrezat që janë shkaktuar nga krimineli Mlladiq dhe ushtarët e tij vrasës, që kanë kryer gjenocid kundër njerëzimit

Gjatë gjithë këtyre ditëve do të duhej të kishte demonstrata, protesta dhe reagime të fuqishme publike në tërë Evropën por edhe në gjithë botën!

Do të duhej të organizoheshin tubime dhe veprimtari të pandërprera, përmes të cilave do të dënohej fuqishëm nderimi ushtarak dhe shtetëror që Serbia po ia organizon kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiqit!

Heshtja përballë madhërimit shtetëror të një krimineli nuk është vetëm mungesë reagimi, por tolerancë absolute ndaj Serbisë!

Serbia po përpiqet t’i paraqesë kriminelët si heronj, ta rishkruajë historinë dhe ta fshijë përgjegjësinë për gjenocidin, masakrat, dëbimet dhe vuajtjet e shkaktuara!

Prishtinë, 4 Shtator 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë, Jusuf Azemi, ka deklaruar…