Shefi i ri i zyrës së BE-së takohet me Haxhiun, ja për çfarë biseduan
04 shtator 2026
| 15:38
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, pas marrjes së detyrës, ka zhvilluar takimin e parë me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Në këtë takim, siç ka njoftuar Zyra e BE-së, është diskutuar për synimin strategjik të anëtarësimit të Kosovës si një shtet shumetnik dhe prosperues në Bashkimin Evropian.
“Arritja e këtij synimi kërkon partneritet, qasje konstruktive dhe shfrytëzim të plotë të mundësive që ofron”, ka njoftuar Zyra e BE-së në Kosovë.



