Daut Haradinaj kërcënohet nga ushtarë rusë e serbë
05 shtator 2026
| 20:21
Gjenerali i UÇK-së, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se ka marrë kërcënime nga disa ushtarë rusë dhe serbë. Haradinaj, në një prononcim ekskluziv për Demos, ka treguar për këto kërcënime, duke thënë se ato nuk e kanë shqetësuar shumë.
“Për të qenë i sinqertë, nuk është që më bëjnë shumë përshtypje. E thashë më herët se ‘qeni që leh nuk të han’, edhe këta për mua janë zagarë”, ka deklaruar Haradinaj.



