Time Kadrijaj rrëfen për jetën e saj, veçon dy momente të rëndësishme që ka përjetuar
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka ardhur me një rrëfim personal në emision Weekend të Klan Kosovës.
Ajo foli për jetën dhe veprën e saj, por edhe për veten në përditshmëri e në shtëpi.
“Unë e lidhi shpesh me historikun e jetës. Ndonjëherë unë e them ndoshta u dashtë me pas pak më temperament për shkak të rrugëtimit tim, nëpër sfidat nëpër të cilat kam kalu, lufta, ato peripecitë e luftës. Ndoshta osht dashtë me automatizëm me pas një karakter tjetër më të fortë, me qenë pak ë pak më temperamente, me reagu shpejt, por zakonisht jo. Jam e qetë…”, ka thënë Kadrijaj.
Ajo i veçoi dy momente të rëndësishme që i ka përjetuar e që lidhen fort me identitetin e Kosovës.
“Dy momente i kam të veçanta: shpallja e pavarësisë së Kosovës edhe formimi i Ushtrisë së Kosovës”, tha Kadrijaj në Weekend të Klan Kosovës.



