Balla takohet me të dërguarin e Trumpit: Shqipëria, model i bashkëjetesës ndërfetare
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është takuar këtë të hënë me të dërguarin dpecial të presidentit të ShBA-së, Donald J. Trump, për Partneritetin Global, ambasadorin Paolo Zampolli.
“Temat e diskutimit ishin të shumta dhe produktive. Shqipëria është shembull i rolit dhe partneriteteve për paqe e stabilitet. Jemi krenarë që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm Samitin e NATO-s dhe gjithashtu u vlerësua nga ambasadori anëtarësimi i Shqipërisë, përmes kryeministrit Edi Rama, në Bordin e Paqes”
“Shqipëria është një model botëror i bashkëjetesës ndërfetare, ku harmonia ndërmjet komuniteteve fetare ka shërbyer gjithmonë si një themel i rëndësishëm i unitetit dhe kohezionit të shoqërisë shqiptare”, ka thënë Balla.
Deri tani, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë nuk ka dhënë një njoftim zyrtar mbi vizitën dhe temat e diskutimeve.
Burime bëjnë me dije se një prej çështjeve të rëndësishme në këto takime lidhet pikërisht me projektin për krijimin e shtetit sovran bektashi, edhe pse mbetet e paqartë nëse kjo është tema kryesore e vizitës së tij.



