Dafina Dauti sjell këngën ‘Kosova po pret’, kushtuar çlirimtarëve në Hagë (video)
07 shtator 2026
| 12:41
Këngëtarja Dafina Dauti ka sjellë këngën e re “Kosova po pret”, kushtuar liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Bediha Emini.
Vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin pritet të merret më 16 shtator.
Para këtij vendimi, në kryeqytetin e Kosovës, më 12 shtator do të mbahet marshi “Kosova po pret”, i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.
Kënga e Dafina Dautit vjen në prag të këtij marshi, i cili synon të shprehë mbështetjen për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.



