Gjini pas takimit me ambasadorin ri të BE-së: Kosova duhet të avancojë drejt integrimit evropian

07 shtator 2026 | 19:56

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar sot një takim njoftues me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schübel.

Gjini ka bërë të ditur se gjatë takimit i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Schübel dhe ka theksuar nevojën për avancimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

“Si Aleancë, konfirmova angazhimin tonë në agjendën integruese dhe përkrahjen e reformave të nevojshme që vendi ynë duhet t’i shtyjë përpara”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Ai ka ritheksuar kështu përkushtimin e Aleancës për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë ditëshi i fundit. Vendimi i madh për katërshen e…