Përparim Rama: Granti i KfW-së gjermane për ‘Pastrimin’ dështoi, nuk e nënshkroi Hekuran Murati

07 shtator 2026 | 15:30

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar ministrin në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, se nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e financimit për projektin e “Pastrimit”, duke thënë se për këtë arsye ka dështuar granti nga qeveria gjermane.

Rama ka bërë me dije se kryeqyteti ka marrë vendim për krijimin e Ndërmarrjes Komunale të “Pastrimit”, me qëllim zgjidhjen e problemit me mbeturinat.

Ai shkruar në “Facebook” se do të përdoren të gjitha kompetencat e kryeqytetit dhe se kjo çështje do të trajtohet me urgjencë në seancën e radhës.

Postimi i plotë:

NDIHMA E QEVERISË GJERMANE PËR “PASTRIMIN” DËSHTOI. NUK E NËNSHKROI HEKURAN MURATI!

Të dashur qytetarë,

Atë që po e them tash e sa kohë, sot fatkeqesisht po e konfirmojnë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. KfW ka njoftuar se granti për “Pastrimin” dështoi sepse Ministria e Financave nuk e nënshkroi marrëveshjen e financimit.

Kaq!

E kemi ndihmën e Qeverisë gjermane. E kemi partnerin. E kemi projektin. E kemi nevojën urgjente.

Por Hekuran Murati nuk e nënshkruan.

Është e rëndë dhe e turpshme që para partnerëve tanë ndërkombëtarë duhet të shpjegojmë pse një projekt kaq i rëndësishëm për qytetarët tanë po dështon për shkak të Qeverisë sonë. Por qytetarët nuk mund t’i lëmë të paguajnë çmimin e këtyre bllokadave.

Prandaj kemi marrë vendim që të krijojmë Ndërmarrjen Komunale të Pastrimit! Do t’i përdorim krejt kompetencat që i kemi si kryeqytet për ta zgjidhur këtë problem vetë. Pa pritur pafund.

Situata me mbeturinat është e rëndë dhe qytetarët me të drejtë kërkojnë zgjidhje.

Dhe zgjidhje do të bëjmë. Menjëherë. Me urgjencë, në seancën e radhës të kryeqytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në bashkëpunim me sponsorin…