“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Shalës

08 shtator 2026 | 22:12

Në Zonën Operative të Shalës, ish-ushtarë dhe bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bashkuar në kuadër të aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, duke ngritur zërin në mbështetje të çlirimtarëve, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Sipas platformës “Liria ka emër”, përmes këtij aktiviteti, veteranët, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe qytetarët e kësaj zone kanë përcjellë mesazhin se çlirimtarët nuk janë vetëm dhe se mbështetja për ta është njëkohësisht mbështetje për historinë, sakrificën dhe luftën çlirimtare të Kosovës.

Nga Zona Operative e Shalës është kërkuar drejtësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, me bindjen se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe ishte për liri dhe se kjo e vërtetë duhet të mbrohet.

“Zjarri i Lirisë” po vazhdon nga njëra zonë operative në tjetrën, duke bashkuar bashkëluftëtarët dhe qytetarët rreth një mesazhi të përbashkët: kujtesë, drejtësi, dinjitet dhe liri.

“Nga Shala, mesazhi është i qartë: qëndrojmë pranë bashkëluftëtarëve tanë. Qëndrojmë pranë çlirimtarëve. Aktivitetet vazhdojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Marshojmë për liri. Çlirimtarët nuk janë vetëm.”, thuhet në njoftimin e platformës “Liria ka emër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën u publikuan rezultatet preliminare të testit PISA 2025,…