Guvernatori i BQK-së takon ambasadorin Malaj, diskutohet bashkëpunimi financiar Kosovë-Shqipëri

09 shtator 2026 | 13:01

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet në sektorin financiar të Kosovës, reformat e BQK-së, modernizimi i sistemeve të pagesave dhe proceset që lidhen me integrimin e Kosovës në sistemet evropiane të pagesave, përfshirë SEPA-n dhe projektin TIPS Clone.

Ismaili vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet BQK-së dhe Bankës së Shqipërisë, veçanërisht në fushën e mbikëqyrjes financiare, sistemeve të pagesave dhe edukimit financiar.

Ambasadori Malaj përgëzoi BQK-në për reformat e ndërmarra dhe shprehu mbështetjen për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Palët rikonfirmuan rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të përvojave në funksion të zhvillimit dhe modernizimit të sektorit financiar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çifti i famshëm, Justin dhe Hailey Bieber, është protagonist i…