James Rodriguez drejt një rikthimi befasues në Evropë, në negociata me skuadrën e Serie B
James Rodriguez mund të rikthehet në futbollin evropian përmes një transferimi te skuadra e Serie B, Avellino.
Sipas raportimit të Marca-s, mesfushori kolumbian është në negociata të avancuara me klubin italian dhe palët janë pranë arritjes së një marrëveshjeje. Aktualisht, pengesa e vetme mbetet finalizimi i detajeve financiare.
Një rol të rëndësishëm në këtë lëvizje po luan trajneri i Avellinos, Alessandro Nesta, i cili tashmë ka zhvilluar bisedime me Rodríguezin dhe po përpiqet ta bindë yllin kolumbian për këtë aventurë.
Rodriguez është aktualisht lojtar i lirë, pas largimit nga Minnesota United, ndërsa një transferim në Itali do t’i mundësonte rikthimin në futbollin evropian.
Avellino po synon një marrëveshje që do ta lidhte 35-vjeçarin me klubin për një sezon, me mundësi vazhdimi në rast të promovimit në Serie A. Sipas raportimeve italiane, propozimi mund të kapë 1.5 milionë euro, ndërsa me bonuse shuma mund të arrijë deri në 2 milionë euro.
Nëse marrëveshja finalizohet, James Rodriguez do të rikthehej në Evropë pas aventurave të fundit jashtë kontinentit dhe do të bëhej një prej emrave më të mëdhenj që ka luajtur ndonjëherë në Serie B.



