Kuvendi shkon në pauzë, nuk votohen njëherë nënkryetarët
09 shtator 2026
| 11:54
Kryetarja e zgjedhur e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se po shkojnë në një pauzë prej 30 minutash për të diskutuar me shefat e grupeve parlamentare se si të shkohet për formën e votimit të nënkryetarëve për Kuvendin e Kosovës.
LV-ja e ka propozuar Ardian Golën për nënkryetar të Kuvendit, PDK-ja Vlora Çitakun, LDK-ja Kujtim Shalën, Lista Serbe Sllavko Simiqin, ndërsa komuniteti joserb e propozoi Emilia Rexhepin



