PDK: Pas 16 shtatorit vendosim a e dërgojmë në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit
09 shtator 2026
| 10:53
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK] ka deklaruar para nisjes së seancës se nuk duhet të bëhen kalkulime politike që Kosova të mbetet pa kuvend të konstituuar.
Nëse kjo seancë do të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim, Hamza tha se “është çështje që do ta vlerësojmë në ditët në vazhdim”.
Edhe deputeti i kësaj partie, Përparim Gruda deklaroi se pas 16 shtatorit, ditës kur në Gjykatën Speciale merret vendimi për rastin e Thaçit dhe të tjerëve do të vendosin a e dërgojnë për interpretim kushtetues konstituimin e Kuvendit.
Megjithëse sipas tij Kuvendi duhet të përmbyllë konstituimin edhe pas afatit kushtetues.
“Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për të themeluar Kuvendin”, tha Gruda para gazetarëve.



